Arbana Osmani kritikohet. Ndryshe është e ndryshe duket….(shikoni foto)

27066eb0-cda6-4c72-b418-8a5d32eaa242---0-    Ka dalë në kopertinën e revistës “Anabel” të këtij muaji dhe ka shkaktuar shumë polemika. Kjo për arsyen se prezantuesja e njohur e “Big Brother” dhe “1001 Pse”, Arbana Osmani, në foton e kësaj koperinë duket shumë ndryshe nga ç’është në realitet. Aq më tepër që revista doli pothuajse në të njëjtën ditë që Arbana u shfaq për të prezantuar “Big Brother” dhe njerëzit nuk e kishin të vështirë për të bërë krahasimet. Në rrjetet e ndryshme sociale, fansa të ndryshëm të prezantueses thonin se nuk kishte nevojë ta ekzagjeronte kaq shumë me fotoshop-in, pasi në të vërtetë në atë foto ajo është totalisht e tjetërsuar, që nga forma e fytyrës, mollëzat e deri te hollimi i komplet imazhit të saj. Tani ne nuk i kemi besuar asnjë fotoje të Arbanës që qarkullon në internet, por kemi publikuar një që e ka shkrepur vetë fotografi ynë rreth dy muaj më parë. Natyrisht që fotoja është krejtësisht e paprekur  nga fotoshop-i. Po jua lëmë ju në dorë të gjykoni për ndryshimin mes këtyre dy imazheve që i përkasin të njëjtit person.