![timthumb[2]](http://ditashqip.info/wp-content/uploads/2013/03/timthumb21.jpg)
Të gjitha këto femra duan të bëhen me fëmijë dhe holandezi Ed Houben, tani 42 vjeç, është bërë baba i 82 fëmijëve dhe pret edhe 10 të tjerë.
Ai quhet bebe-bërësi më profesional në botë, dhe puna e tij falas është e ligjshme. Ndërsa më parë ai shëtiste nëpër botë për të “dhuruar” veten, tani ka fituar famë dhe pret që gratë të shkojnë në shtëpinë e tij në qytetin Mastricht, megjithëse bën përjashtime kur partneret hyjnë në një fazë të veçantë fertiliteti. Ato i sigurojnë shpenzimet e udhëtimit dhe akomodimin. Houben ka fëmijë në Gjermani, Holandë, Itali, Spanjë, Belgjikë, Francë dhe Zelanda e Re.