Nora provokon me të brendshmet, por harron depilimin(FOTO)



































Ose e bën me qëllim, ose në këtë drejtim nuk ka shije. E kotë që ka studiuar degën e dizajnit të modës, kur nëpër koncerte vishet shumë keq. Kjo nuk është hera e parë kur këngëtares së njohur, Nora Istrefi, i ndodh e njëjta situatë me veshjen e saj, të cilën nuk di si ta kombinojë. Shpeshherë është kritikuar për atë se kombinimi i veshjes për koncerte duhet të bëhet më ndryshe. Ne nuk jemi stilistë por, sikur të ishte në vendin tonë, edhe Norës sigurisht që nuk do i kishte pëlqyer veshja e saj. Këto imazhe janë të fundit që këngëtarja i ka hedhur në qarkullim, pas koncerteve të cilat i ka realizuar në diasporë, ndërkohë që me të njëjtën veshje ajo realizon edhe një fotosesion të ri te fotografi Arton Korenica. Në këtë rast, ajo edhe provokon duke nxjerrë të brendshmet mbi pantallona e duke sjellë një trend të ri në skenën shqiptare. Se cili është qëllimi i Norës pritet të shihet, por një tjetër veprim i këngëtares i cili u ka ndodhur edhe yjeve të njohura botërore, është se pikërisht në këto koncertet e fundit ku është shfaqur ajo, sqetullat e këngëtares kanë qenë në gjendje të mjerueshme. Nora siç duket, nga angazhimet e shumta që ka, nuk gjen kohë për veten dhe të bëjë kujdes edhe për pjesët të cilat, po u ekspozuan në publik, nuk do duhej të ishin në këtë gjendje…

Ja si bertasin femrat gjate…(FOTO)


BB6:Rrefehet e dashura e Ilirit:Ja kush eshte Iliri i vertet!!

3Me Ilirin njihemi që në fëmijëri, kemi qenë bashkë nga klasa e parë deri në të shtatën, kohë kur unë u largova për në Greqi. U rigjetëm pas disa vitesh me të gjithë shoqërinë e klasës, nëpërmjet Facebook-ut. Asokohe kemi folur disa herë, por vetëm kaq. Në maj të vitit të kaluar, një publikim i imi në facebook u bë shkak që ne të flisnim përsëri, por këtë herë më shumë. Që nga kjo kohë, ne flisnim çdo ditë me orë të tëra dhe s’kishte dyshim që filluam ta pëlqenim njëri- tjetrin. Kështu vendosëm të takoheshim në verë në Shqipëri, ku dhe kaluam pushimet bashkë. Aty lindi dhe ajo ndjenja e fortë që kemi për njëri-tjetrin. Që atëherë, gati çdo muaj udhëtojmë mes tri shtetesh, Greqisë, Italisë dhe Shqipërisë, për të qenë bashkë”. Kjo është historia e njohjes dhe e lidhjes së Ilirit, konkurrent në “Big Brother 6” dhe Anisës, e rrëfyer nga vetë ajo. Një njohje e hershme dhe një rigjetje, që shoqërohet me shumë pasion. Anisa është dashuria e madhe e Ilirit, pasi ai e përmend disa herë në ditë si femrën që e ka bërë të lumtur. Po Iliri, si është në sytë e Anisës? 


Loja që ai bën në “Big Brother”, a është ajo që Anisa priste? Për këto dhe të tjera lexoni intervistën:
Ju në mënyrë indirekte jeni bërë një personazh publik, pasi Iliri, i dashuri juaj, ju përmend shumë shpesh. Si e përjetoni gjithë këtë?
E prisja pak a shumë këtë reagim të Ilirit që do më përmendte vazhdimisht, megjithëse unë kam preferuar të mbaj një “low profile”, duke mos u shfaqur shumë. Por më pëlqen fakti që Iliri më përmend shpesh dhe e tregon hapur se sa më do dhe më mendon.
Nga ana tjetër, Iliri nuk ka ngurruar të rrëfejë edhe shumë intimitete të tjera nga jeta e tij private, kryesisht eksperienca me femra, para njohjes suaj. Të duken të tepërta për t’u rrëfyer publikisht këto episode të së kaluarës dhe a mësove ndonjë gjë që nuk e dije?
Nuk më çudit ky fakt, duke njohur natyrën e tij të hapur dhe nuk ka asgjë që unë nuk isha në dijeni.
Gjithashtu, në disa profile të tij në internet, ai ka publikuar shumë foto me femra të ndryshme. A jeni frikësuar ndonjëherë se mos Iliri mund të ishte një natyrë don zhuani, që nuk rri dot në një lidhje të stabilizuar, apo jetëgjatësia e lidhjes suaj ju ka vërtetuar të kundërtën?
Siç e thashë më lart, nuk ka as edhe një surprizë për mua. Janë foto që kanë të bëjnë me të kaluarën e tij, me shoqërinë dhe nuk ndikojnë aspak në të tashmen ose të ardhmen e lidhjes sonë. Iliri, kur është në një lidhje, është shumë i qëndrueshëm dhe i fokusuar aty. Këtë ma ka vërtetuar gjatë gjithë kohës që jemi bashkë.
Stili i jetës së Ilrit gjithashtu është komentuar gjatë në media, si një njeri që i jepet jetës së qejfit, kanë dalë foto të tij duke pirë, duke u argëtuar, i veshur si femër, i paveshur fare. Si ju duket kjo pjesë, a mund të ketë pasur sipas jush një impakt negativ te njerëzit?
Për mendimin tim, ato foto janë marrë dhe janë keqinterpretuar nga mediat, duke u vënë tituj që s’kanë lidhje me të vërtetën. Ai është një njeri pa komplekse dhe, kur është me shoqërinë, bën humor në forma të ndryshme. Asgjë nuk është bërë nën ndikimin e alkoolit, siç e interpretojnë të tjerët. Iliri nuk është fans i alkoolit. Për ata që e njohin ose kanë arritur ta kuptojnë sadopak tipin e tij nëpërmjet lojës, nuk ka impakt negativ, përkundrazi, vetëm anën humoristike mund të marrin nga kjo.Në “Big Brother”, Iliri ka shpalosur një tip të qetë dhe me shumë humor, mbase është personazhi më me shumë humor në gjithë historinë e “Big Brother”-it shqiptar. Është kaq i qetë dhe me kaq humor edhe në jetën e përditshme?
Po, është e vërtetë, ai është po ashtu edhe në jetën e përditshme, ka shumë humor dhe di t’i përballojë me shumë pjekuri situatat.
Cila do ishte ajo gjë që do ta nxirrte nga kontrolli?
Nuk mendoj se dikush aty brenda do arrijë ta nxjerrë nga kontrolli me diçka. Ai e ruan gjithmonë kontrollin.
Nga ajo që ndiqni nëpërmjet ekranit, cilët mendoni se janë sot aleatët dhe kundërshtarët e betuar të Ilirit në “Big Brother”?
Për Elonën mund të them më me siguri se e mbështet Ilirin, kundërshtarët janë Anaidi, Joana dhe Xhimi ndoshta, kohët e fundit.
A e shihni atë si një pretendent për të fituar dhe kush mund ta rivalizojë seriozisht sipas jush?
Po, për mua Iliri është pretendenti kryesor për ta fituar “Big Brother”, ka të gjitha tiparet e një fituesi. Nuk mendoj se është dikush që mund ta rivalizojë seriozisht, por ka disa që ndiejnë shumë kompeticion nga Iliri.
Iliri është shprehur se ju nuk ishit dakord që ai të futej në “Big Brother”. Pse? Tani që është brenda mendoni se ka bërë mirë?
Po, është e vërtetë, fillimisht nuk kam qenë shumë dakord. Një nga arsyet është sepse ne kemi qenë gjithmonë të distancuar gjeografikisht, gjë që nuk na lejonte të kalonim aq kohë sa do të donim bashkë, dhe ndoshta kjo do bënte që të qëndronim akoma më gjatë larg njëri-tjetrit dhe larg çdo komunikimi. Por dhe për faktin se unë nuk jam e ambientuar me famën që jeta e tij do bëhej publike dhe kjo gjë do më përfshinte edhe mua, dashje pa dashje. Por më pas reflektova dhe kuptova se ai ishte personi më adapt për këtë show, kështu që e mbështeta.
Mos ndoshta frika juaj kishte të bënte me femrat me të cilat ai do të bashkëjetonte, si e keni parë ju në marrëdhënie me to?
Iliri është tip shumë i shoqërueshëm, sidomos me femrat, komunikon shumë mirë dhe e ka gjithmonë vëmendjen e tyre. Kjo ndodh dhe në jetën reale. Ai ka shoqëri me shumë vajza, por di shumë mirë t’i diferencojë gjërat, të njëjtin impakt ka edhe aty nga ato, prandaj nuk më frikëson aspak kjo gjë.
Nga ana tjetër, Iliri nuk ka ngurruar të ndajë edhe krevatin me Oltën, jeni bezdisur ndopak nga ky fakt?
Nuk më ka bezdisur, për faktin se Iliri e ka bërë të qartë për të gjithë, si dhe Oltës vetë, që ai afrimitet ishte vetëm për efekt loje dhe nuk do bënte asgjë me askënd aty brenda. Me Oltën kishte dy misione siç tha dhe vetë, të cilat i kreu me sukses. Ai e ka shprehur hapur dashurinë që ka për mua dhe unë shpreh besimin maksimal tek ai.

I Varfer, por i ndershem!Ky me sigur eshte taksisti me i ndershem ne bote!

Gjen 700 mijë euro dhe i kthen!!



Nusja shqipetare Debon nga shtepia tere familjen e burrit!!(VIDEO)


Nusja shqipetare Debon nga shtepia tere familjen e burrit!!

Per me teper mund te shikoni Videon

Nusja shqipetare Debon nga shtepia tere familjen e burrit!!(VIDEO)

Nusja shqipetare  Debon nga shtepia tere familjen e burrit!

Rikja në lot zbardh jetën e saj të vështirë ...

Rikja e Elona shkojnë e ulen në kolltuk, ndërkohë që Rikja shpreh mallin për familjen, duke thënë se nuk ka ndenjur kurrë larg tyre.Rikja tregon se është shumë e lidhur me të ëmën. Ndërsa Elona e këshillon se ajo nuk duhet të mendojë asgjë veç lojës gjatë qëndrimit në shtëpi, duke i marrë shembull edhe veten e saj. Ajo thotë se është shumë lidhur me motrat në Francë dhe se nuk kalon një ditë pa i takuar ato, por gjatë qëndrimit në Big Brother është fokusuar te loja, pa dashur që t’ia vështirësojë gjërat vetes. Ndërsa Rikja ndihet shumë mirë nga fjalët e saj dhe i thotë se ajo është e vetmja që i jep forcë gjatë qëndrimit të saj në shtëpi. Më pas ajo tregon se familja e saj ka shumë nevojë për të, pasi nuk kanë të ardhura të tjera veç atyre që ajo çon në shtëpi. Kjo gjë e fut shumë në merak Riken për familjen e saj.



Më pas vajzat vendosin të largohen, duke shkuar në një tjetër ambient të shtëpisë.
Ato shkojnë në dhomën e gjumit, ku Rikja preket teksa flet për familjen, ndërsa Elona e ngushëllon dhe i kërkon që të bëhet e fortë.
Rikes i vjen keq kur banorët e gjykojnë, duke menduar se ajo është materialiste dhe se e vlerëson lekun. “Ato janë gocat e mamit, babit, por nuk e dinë se kush jam unë në të vërtetë”, shprehet Rikja, ndërsa Elona thotë se e kishte kuptuar që ajo do të kishte një jetë të vështirë. “Unë nuk dua të jem kështu”, thotë Rikja teksa loton.

Elona i tregon Rikes se edhe ajo ka pasur një jetë të vështirë dhe se nuk duhet të mendojë farë se çfarë mendojnë të tjerët për të, por duhet të mendojë të shijojë qëndrimin e saj në shtëpi e të japë maksimumin e saj.