BB6. Elena & Vigani, Me Shume Se Miq(VIDEO)


Elena është shtrirë bashkë me Viganin dhe të dy qëndrojnë të përqafuar. Vigani e puth herë pas here në faqe e gushë, ndërkohë që ka vendosur dorën mbi barkun e vajzës. Pranë tyre ndodhet Olta dhe Iliri, ndërsa më larg Jonilda dhe Joana.
Gjatë kësaj kohe ata bisedojnë për tema të ndryshme ku Olta tregon për jetën e saj në Angli, ndërsa Joana flet me Jonildën për Anaidin. Ajo i tregon se është çuar me humor të mirë sot sepse në mëngjes Anaidi edhe pse i lodhur nga larja e rrobave, shkoi dhe e puthi përpara se të flinte.
Teksa flet për ndjenjat e saj dhe përkushtimin e Anaidit, Joana sheh Elenën dhe Viganin dhe nis t’i ngacmojë. Jonilda thotë “Elenës i pëlqejnë ledhatimet” ndërsa Joana i drejtohet Elenës “Çfarë nënkupton ajo dora aty” dhe më pas i thotë “mos e komento se di e di se për çfarë e kam fjalën, a je dakord me mua tani?”. Elena qesh dhe lë të kuptohet se ajo ka folur me Joanën për raportin e saj me Viganin.
Më pas Joana i thotë Jonildës se dora e një mashkulli mbi barkun e një femre do të thotë shumë respekt dhe dashuri.
Nga ana tjetër edhe Olta ngacmon Elenën e Viganin duke thënë “Dy zogj të dashuruar” dhe banorët e tjerë qeshin me shprehjen e saj dhe ngacmojnë Elenën dhe Viganin për afrimitetin e tyre. në këtë mënyrë banorët supozojnë se ndoshta do të lindë diçka më shumë mes tyre pasi Vigani ka shprehur simpati ndaj Elenës dhe ajo deri tani po i qëndron pranë. 
Per me teper, mund te shikoni videon ketu