Rikja në lot zbardh jetën e saj të vështirë ...

Rikja e Elona shkojnë e ulen në kolltuk, ndërkohë që Rikja shpreh mallin për familjen, duke thënë se nuk ka ndenjur kurrë larg tyre.Rikja tregon se është shumë e lidhur me të ëmën. Ndërsa Elona e këshillon se ajo nuk duhet të mendojë asgjë veç lojës gjatë qëndrimit në shtëpi, duke i marrë shembull edhe veten e saj. Ajo thotë se është shumë lidhur me motrat në Francë dhe se nuk kalon një ditë pa i takuar ato, por gjatë qëndrimit në Big Brother është fokusuar te loja, pa dashur që t’ia vështirësojë gjërat vetes. Ndërsa Rikja ndihet shumë mirë nga fjalët e saj dhe i thotë se ajo është e vetmja që i jep forcë gjatë qëndrimit të saj në shtëpi. Më pas ajo tregon se familja e saj ka shumë nevojë për të, pasi nuk kanë të ardhura të tjera veç atyre që ajo çon në shtëpi. Kjo gjë e fut shumë në merak Riken për familjen e saj.



Më pas vajzat vendosin të largohen, duke shkuar në një tjetër ambient të shtëpisë.
Ato shkojnë në dhomën e gjumit, ku Rikja preket teksa flet për familjen, ndërsa Elona e ngushëllon dhe i kërkon që të bëhet e fortë.
Rikes i vjen keq kur banorët e gjykojnë, duke menduar se ajo është materialiste dhe se e vlerëson lekun. “Ato janë gocat e mamit, babit, por nuk e dinë se kush jam unë në të vërtetë”, shprehet Rikja, ndërsa Elona thotë se e kishte kuptuar që ajo do të kishte një jetë të vështirë. “Unë nuk dua të jem kështu”, thotë Rikja teksa loton.

Elona i tregon Rikes se edhe ajo ka pasur një jetë të vështirë dhe se nuk duhet të mendojë farë se çfarë mendojnë të tjerët për të, por duhet të mendojë të shijojë qëndrimin e saj në shtëpi e të japë maksimumin e saj.