“Zonja me mjekër”: Ndihem më seksi se kurrë!!!!


Pas lindjes së djalit të saj, i cili sot është 28- vjeç, ajo ka nisur të rrisë qimet e fytyrës dhe thotë se ndihet më seksi se kurrë.
Më në fund, pas shumë vitesh, ajo ka një mjekër të plotë.
Miriam, 49 vjeç, nga Gjermania, e cila njihet edhe me nofkën “Zonja me mjekër”, duke folur në një program televiziv tha se, shumë njerëz mendojnë se “unë duhet të vritem”.
Por, shtoi se nga ana tjetër, ka shumë gra që e kanë inkurajuar , pas ata janë inspiruar nga ajo për të qenë më të lira.
Miriam, e cila nuk ka dhënë detaje për mbiemrin e saj, kuptoi që qimet e saj të fytyrës nisën të rriteshin, pasi ajo lindi fëmijën e saj të vetëm, në vitin 1985.
Në vitin 2008, ajo ka vendosur përfundimisht të bëhet një “Zonjë me mjekër”.
Miriam është një grua e vetme, dhe mendon se tashmë është gati të gjejë sërish dashurinë.