Ja sekreti që manikyri të qëndrojë më gjatë në thonj!


manikyrÇdo gjë e ka një zgjidhje kur bëhet fjalë për bukurinë femërore, ja cila është formula që në thonjtë tuaj të qëndrojë më gjatë manikyri.
Femrat i kushtojnë shumë rëndësi pamjes së jashtme, e në mënyrë të veçantë duarve. Përdorin kremra të ndryshme, zgjedhin detergjentët, përdorin doreza kur bëjnë punë e shtëpisë, e sikur këto të mos mjaftonin qëndrojnë orë të tërëa te manikyristja. Por sërish ato kanë një problem pasi manikyri nuk u qëndron në thonjtë e tyre sado që i lyejnë vazhdimisht. 
Ja disa këshilla se si manikyri të qëndrojë më gjatë në thonjtë:
Fillimisht pastrojini thonjtë me sapun dhe ujë e më pas fshijini me një peshqir të thatë. Aplikoni mbi ta një produkt forcues të trashë, ngjyrën tuaj të preferuar aplikojeni në dy shtresa dhe m ë pas sipër saj vendosni një një bazë mbrojtëse për ngjyrën.
Kur jeni duke vendosur forcuesin, ju këshillojmë që më parë të pakësoni sasinë e brushës tek shishja e manikyrit dhe më pas ta aplikoni në thua. Pastaj, para se të aplikoni pjesën e dytë të manikyrit, prisni pak sa të thahet manikyri. Ky është sekreti që manikyri juaj të zgjasë sa më shumë.
Por nuk mbaron me kaq. Të nesërmen ju këshillojmë që të aplikoni sërish një shtresë forcues manikyri, në qoftë se thonjtë tuaj kanë nevojë për të. Prisni të paktën dy orë që manikyri të thahet plotësisht, para se t’i ekspozoni thonjtë tuaj ndaj efektit të diellit.
Aplikoni losion forcues mbi duar dhe thonj sa më shpesh, sepse kjo i ndihmon ata të jenë edhe më të fortë dhe bën që manikyri të qëndrojë edhe më gjatë.